Protestuesit me maska shkojnë tek një tjetër bankë, thyejnë xhamat dhe…
Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë vijojnë që prej orës 12:00, ndërsa situata është shoqëruar edhe me akte dhune ndaj bizneseve private. Së fundmi, në shënjestër të protestuesve ka qenë edhe një bankë e nivelit të dytë, së cilës i janë thyer xhamat gjatë sulmit. Nuk dihet nëse synohet edhe hapja e kasafortave me para.
Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar, me demonstruesit që po sulmojnë godinën me mjete të forta dhe kokteje molotov.
Në zhvillimin e fundit, protestuesit i kanë vënë flakën kabinës së rojeve në ambientet e Ministrisë së Arsimit.
Ndërkohë, forcat e policisë janë kundërpërgjigjur duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion, në përpjekje për të shpërndarë turmën dhe për të vënë situatën nën kontroll.

