Ministria e Shëndetësisë: 4 protestues dhe 1 efektiv policie janë paraqitur për ndihmë mjekësore

14 Tetor 2026 | 14:34

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë protestës së kësaj të mërkure, për mjekim janë paraqitur katër protestues dhe një efektiv policie, të cilët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas njoftimit, në SUT është paraqitur një protestues, i cili po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore. Ai paraqitet në gjendje të mirë shëndetësore dhe është koshient.

Gjithashtu, në këtë strukturë spitalore është paraqitur një efektiv policie, i cili, pasi ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, është larguar me këshillën e mjekut.

Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) janë paraqitur tre protestues me dëmtime të lehta. Dy prej tyre janë larguar nga spitali pas marrjes së trajtimit mjekësor, ndërsa personi i tretë vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale vijon të ndjekë situatën në koordinim të pandërprerë me strukturat dhe do të informojë në vijim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tensione tek Rruga e Durrësit, të rinjtë tentojnë të thyejnë derën dhe xhamat e një banke

Po vijon me tensione protesta studentore në Tiranë, e cila ka nisur që prej mëngjesit me bojkotimin e mësimit në universitete dhe në disa gjimnaze....
14:27 | 14/10/2026

Tensione në protestë, hidhet gaz lotsjellës! Protestuesit shpërndahen me vrap

Situata në protestë vijon me tensione, ku forcat e rendit kanë ndërhyrë duke hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë studentët dhe qytetarët e bashkuar në...
14:26 | 14/10/2026

Këshilli i Ministrave miraton disa vendime, Sadleva Bodo emërohet zyrtarisht drejtoreshë e Përgjithshme e Burgjeve

Këshilli i Ministrave është mbledhur këtë të mërkurë dhe ka miratuar një sërë vendimesh të rëndësishme që prekin fusha të ndryshme si dhe ka emëruar...
14:13 | 14/10/2026