Qeveria themelon grupin punues për strategjinë shtetërore në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

14 Tetor 2026 | 14:45

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur në mbledhjen e Qeverisë se është miratuar propozim-vendimi për themelimin e grupit punues për hartimin, bashkërendimin dhe harmonizimin e strategjisë shtetërore lidhur me procedurat e Apelit në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Kurti ka thënë se aktgjykimi i shkallës së parë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së është, sipas tij, i padrejtë juridikisht dhe moralisht, si dhe përmban pasaktësi juridike e historike.

Ai ka theksuar se për korrigjimin e këtij aktgjykimi në shkallën e Apelit nevojitet një strategji shtetërore që i tejkalon dallimet partiake dhe bashkon institucionet rreth një qëllimi të përbashkët.

“Për këtë arsye sot po themelojmë grupin punues, të kryesuar nga Glauk Konjufca, me përfaqësim institucional dhe parlamentar, për të bashkërenduar mbështetjen juridike, institucionale dhe diplomatike në funksion të procedurave të Apelit”, ka deklaruar Kurti.

Sipas tij, përmes këtij vendimi konkretizohet zotimi i Qeverisë për të përdorur mjetet në dispozicion në funksion të drejtësisë dhe mbrojtjes së të vërtetës historike të luftës çlirimtare.

Propozim-vendimi për themelimin e grupit punues është miratuar në mbledhjen e Qeverisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-ja nuk ndryshon qëndrim për Dialogun Strategjik me Kosovën

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) ka ritheksuar se zhvillimi i Dialogut Strategjik me Kosovën varet nga krijimi i kushteve të përshtatshme, përfshirë përmbushjen e zotimeve...
13:54 | 14/10/2026

Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

Senatori amerikan, Dick Durbin, ka thënë se propozimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, që kampi Bondsteel të shndërrohet në një bazë të përhershme ushtarake...
10:23 | 14/10/2026

Kurti: Sot do të marrim një vendim të rëndësishëm për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë të mërkurë ka deklaruar se sot do të merret një vendim i rëndësishëm në lidhje me angazhimin e shtetit...
09:57 | 14/10/2026