Për shkak të dhunës policore dhe gazit lotsjellët e ujit me kimikate të përdorura pa kriter nga ana e forcave të rendit, shumë studentë protestues kanë përfunduar në spital.
Siç shihet edhe nga pamjet, studentët janë marë nga shërbimi i urgjencës e cila ka shoqëruar të rinjtë për të marrë mjekim më të specializuar, si pasojë e lëndimeve që kanë pësuar.
Sakaq protesta studentore ka agravuar përballë Ministrisë së Arsimit dhe përgjatë rrugës së Durrësit, ku të rinjtë kanë nisur të shkatërrojnë kamerat e sigurisë së vendosura përgjatë rrugës, sikurse edhe djegien e reklamave apo edhe shkuljen e semaforëve.
Siç shihen edhe nga pamjet e ofruara nga gazetarët e Syri në terren, ku po ndjekin nga afër protestën e studentëve, shihen këta të fundit teksa përpiqen të heqin kamerat dhe semaforët, në shenjë proteste edhe ndaj veprimeve të dhunshme të policisë.
Ndërkohë për shkak të protestës studentore, bizneset përgjatë rrugës së Durrësit kanë ulur qepenat, duke mos i hapur bizneset e tyre këtë të mërkurë ndërsa vijon aksioni studentor e reprazaljet e policisë me gaz lotsjellës dhe ujë me kimikate të dëmshme për njerëzit.
© SYRI.net