Ka agravuar situata përgjatë rrugës së Durrësit, teksa i është vënë flaka një biznesi privat.
Siç shihet nga pamjet, bizneski ka shpërthyer në flakë, ndërsa asnjë zjarrfikëse nuk ndodhet në vendgjarje, duke rrezikuar edhe pallatet e bizneset e tjera aty pranë.

Edhe ditën e djeshme të njëjtit biznes i është vënë zjarri, si një shenjë revolte e zemërimi nga ana e studentëve, ndërsa pak metra poshtë zjarrit ndodhet autobotet me ujë, por si për ironi ato përdoren vetëm për të shpërndarë protestuesit.
Sakaq protesta studentore ka agravuar përballë Ministrisë së Arsimit dhe përgjatë rrugës së Durrësit, ku të rinjtë kanë nisur të shkatërrojnë kamerat e sigurisë së vendosura përgjatë rrugës, sikurse edhe djegien e reklamave apo edhe shkuljen e semaforëve.
Siç shihen edhe nga pamjet e ofruara nga gazetarët e Syri në terren, ku po ndjekin nga afër protestën e studentëve, shihen këta të fundit teksa përpiqen të heqin kamerat dhe semaforët, në shenjë proteste edhe ndaj veprimeve të dhunshme të policisë.
Ndërkohë për shkak të protestës studentore, bizneset përgjatë rrugës së Durrësit kanë ulur qepenat, duke mos i hapur bizneset e tyre këtë të mërkurë ndërsa vijon aksioni studentor e reprazaljet e policisë me gaz lotsjellës dhe ujë me kimikate të dëmshme për njerëzit.
© SYRI.net
Këlliçi reagon për ‘largimin’ nga protesta: Sqarim për FAKE NEWS-in e prodhuar nga media e 5D!
FOTO - REPORTAZH/ Revolta e studentëve kundër qeverisë Rama, përplasen me policinë, gaz lotsjellës, ujë e barrikada
Transmetim maratonë - AP transmeton LIVE protestën në Tiranë: Revolta studentore përshkallëzohet...