Policia reagon pas akteve të dhunës në protestë: Distancohuni nga personat që sulmojnë efektivët
Policia e Shtetit ka reaguar sërish pas akteve të dhunës që shoqëruan protestën e nisur para Ministrisë së Arsimit, duke u bërë thirrje pjesëmarrësve të ruajnë qetësinë dhe të distancohen nga personat që kryejnë veprime të dhunshme.
Autoritetet iu bëknë thirrje protestuesve që të mos lejojnë që tubimi të përdoret si mbulesë për akte dhune dhe shkatërrimi, duke theksuar se çdo individ do të mbajë përgjegjësi personale për veprimet e kryera.
“Çdo person që ushtron dhunë, djeg apo shkatërron pronën, ose sulmon punonjësit e Policisë, mban përgjegjësi individuale dhe do të përballet me ligjin, në përputhje me veprën e kryer”, thuhet në reagimin e Policisë së Shtetit.
Policia paralajmëron gjithashtu se Kodi Penal parashikon dënime deri në 7 vjet burgim për vepra të caktuara që lidhen me dhunën dhe shkatërrimin e pronës me zjarr, në varësi të rrethanave dhe pasojave të shkaktuara.
Tensione në Rrugën e Durrësit, një biznes digjet, tjetrit i thyhen xhamat (VIDEO)
Të rinjtë prishin sinjalistikën rrugore, dëmtojnë semaforët (VIDEO)
Tym i zi te Ministria e Arsimit, sërish tensione në protestë! Hidhet gaz lotsjellës
- 15:30 Tensione në Rrugën e Durrësit, një biznes digjet, tjetrit i thyhen xhamat (VIDEO)
- 15:23 Tetë kushtet e Kroacisë për Malin e Zi para anëtarësimit në BE
- 15:23 Protesta para Ministrisë së Arsimit vijon për të dytën ditë, në terren mbërrin drejtori i Policisë Skënder Hita
- 14:54 Të rinjtë prishin sinjalistikën rrugore, dëmtojnë semaforët (VIDEO)
- 14:52 Eurodeputetët i kërkojnë BE të mbrojë Gjykatën Ndërkombëtare Penale nga sanksionet e SHBA-së
- 14:45 Qeveria themelon grupin punues për strategjinë shtetërore në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë