Kisha Katolike dënon djegien e flamurit të Vatikanit gjatë protestës: Apel për qetësi dhe dialog
Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë ka dënuar djegien e flamurit të Vatikanit gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, në Rrugën e Durrësit, duke e cilësuar aktin të papranueshëm dhe në kundërshtim me ligjin dhe traditën shqiptare të mikpritjes.
Në një reagim zyrtar, Konferenca Ipeshkvnore shpreh solidaritetin me Nuncin Apostolik në Tiranë, imzot Miroslaw Adamczyk, dhe stafin e Nunciaturës Apostolike, pasi gjatë protestës disa persona kanë hequr flamurin e Vatikanit, të cilin më pas dyshohet se e kanë djegur së bashku me objekte të tjera.
Sipas Kishës Katolike, ky veprim cenon simbolin e Selisë së Shenjtë dhe krijon pasiguri për stafin e përfaqësisë diplomatike.
“E drejta e protestës nuk përfshin të drejtën e dhunës ndaj askujt e aq më tepër ndaj miqve të vendit tonë”, thuhet në reagim.
Konferenca Ipeshkvnore u ka bërë thirrje institucioneve shtetërore të marrin masa parandaluese dhe të garantojnë mbrojtjen e përfaqësive diplomatike, në përputhje me ligjin dhe marrëveshjet ndërkombëtare.
Njëkohësisht, Kisha Katolike ka dënuar dhunën pavarësisht se nga cila palë ushtrohet, duke theksuar se ajo nuk duhet të cenojë jetën dhe shëndetin e protestuesve.
Në përfundim të reagimit, Konferenca Ipeshkvnore apelon për përgjegjshmëri, qetësi dhe respekt të ndërsjellë, duke nënvizuar rëndësinë e dialogut dhe të ruajtjes së marrëdhënieve me përfaqësitë diplomatike në vend.
Protestuesit largohen nga Ministria e Arsimit dhe nisen drejt Parlamentit: Ta djegim
Protesta në Tiranë, Ministria e Shëndetësisë: Në urgjencë po marrin trajtim 3 protestues dhe 2 efektivë policie
Përshkallëzohet situata te Rruga e Durrësit, marrin flakë pemët pranë Muzeut Historik Kombëtar (VIDEO)
- 16:49 Protestuesit largohen nga Ministria e Arsimit dhe nisen drejt Parlamentit: Ta djegim
- 16:37 Protesta në Tiranë, Ministria e Shëndetësisë: Në urgjencë po marrin trajtim 3 protestues dhe 2 efektivë policie
- 16:24 Përshkallëzohet situata te Rruga e Durrësit, marrin flakë pemët pranë Muzeut Historik Kombëtar (VIDEO)
- 16:21 Piro Vengu: Vandalizmi nuk i shërben asnjë kauze
- 16:08 Tensione në Rrugën e Durrësit, protestuesit djegin stola plastikë pranë sheshit “Skënderbej”(VIDEO)
- 15:52 Policia reagon pas akteve të dhunës në protestë: Distancohuni nga personat që sulmojnë efektivët