Studentët dhe protestuesit janë nisur drejt Kuvendit, pas thirrjeve për t’u drejtuar drejt këtij institucioni.
Protestuesit janë larguar nga zona e Rrugës së Durrësit dhe kanë nisur marshimin, ndërsa gjatë lëvizjes kanë vijuar thirrjet “Digje Parlamentin”.
Protesta po shoqërohet me revoltë dhe tensione, ndërsa situata është përshkallëzuar gjatë orëve të fundit. Më herët, protestuesit kanë sulmuar Ministrinë e Arsimit, ku i kanë vënë zjarrin zyrave në katin e parë të godinës, duke djegur disa dokumente. Po ashtu, ata kanë hedhur gurë në drejtim të godinës, duke thyer xhamat.
Tashmë, protesta po zhvendoset drejt Kuvendit, ndërsa studentët dhe protestuesit vijojnë marshimin me thirrje kundër institucioneve. Mbetet për t’u parë se si do të vijojë situata pas mbërritjes së tyre pranë Parlamentit.














