Protestuesit hapin dyert dhe godasin me gurë godinën e Ministrisë së Ekonomisë
14 Tetor 2026 |
17:00
Protestuesit kanë lënë sheshin para Ministrisë së Arsimit dhe janë nisur drejt godinës së Parlamentit shqiptar, me thirrjet “Digjeni Parlamentin”.
Gjatë rrugës, pranë Parkut të Tajvanit, ata janë ndalur te godina e Ministrisë së Ekonomisë, ku kanë hapur dyert dhe e kanë goditur godinën me gurë dhe sende të tjera.
Protestuesit u futën brenda ambienteve të godinës dhe nxorën disa objekte jashtë saj.
Menjëherë kanë mbërritur edhe forcat e policisë, të cilat janë përballur me sulmin e protestuesve dhe, për këtë arsye, janë futur brenda godinës së kësaj ministrie.
Ndërkohë, më pas janë pozicionuar në kryqëzimin pranë Ministrisë së Brendshme, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Lajme të Sugjeruara
Forcat Shqiponja ndërhyjnë për të shoqëruar protestuesit, qëllohet me gurë në drejtim të efektivëve (VIDEO)
Forcat Shqiponja kanë ndërhyrë për të shoqëruar protestuesit, të cilët vandalizuan një qendër tregtare pranë Parlamentit duke i thyer xhamat. Ndërhyrja e efektivëve solli reagimin...
Policia ndërhyn me autobot pas zjarrit të vendosur te Ministria e Drejtësisë, goditen me fishekzjarre efektivët
Forcat e policisë kanë mbërritur pranë Ministrisë së Drejtësisë, pas zjarrit të vendosur në ambientet e këtij institucioni nga protestuesit. Në vendngjarje po hidhen mjete...
Protestuesit tentojnë të vandalizojnë makinën zjarrfikëse, ndërhyn një vajzë me flamurin shqiptar
Një incident tjetër është shënuar gjatë protestës, këtë herë pranë godinës së Parlamentit. Disa protestues kanë rrethuar një makinë zjarrfikëse, me tentativa për ta vandalizuar....
- 19:45 Forcat Shqiponja ndërhyjnë për të shoqëruar protestuesit, qëllohet me gurë në drejtim të efektivëve (VIDEO)
- 19:44 Policia ndërhyn me autobot pas zjarrit të vendosur te Ministria e Drejtësisë, goditen me fishekzjarre efektivët
- 19:31 Protestuesit tentojnë të vandalizojnë makinën zjarrfikëse, ndërhyn një vajzë me flamurin shqiptar
- 19:29 Sulmohet Ministria e Drejtësisë, protestuesit i vënë flakën katit të parë të godinës
- 19:18 Përshkallëzohet protesta në Tiranë, disa grupe protestuesish shpërndahen nëpër lagje, një pjesë te Pazari i Ri
- 19:11 Të lënduarit nga protesta, Ministria e Shëndetësisë: 7 persona në urgjencë, mbërrijnë edhe 3 efektivë policie