Protesta është përshkallëzuar sërish te Ministria e Arsimit, ku protestuesit i kanë vënë zjarrin zyrave në katin e parë të godinës.
Nga zjarri po digjen disa dokumente, ndërsa situata vijon të jetë e tensionuar.
Protestuesit kanë vijuar gjithashtu hedhjen e gurëve në drejtim të ministrisë, duke thyer xhamat e tjerë të godinës.
Kjo është një tjetër valë sulmesh ndaj Ministrisë së Arsimit, ku më herët protestuesit kishin ndezur zjarr. Ndërkohë, protesta vijon mes tensioneve dhe dëmtimeve në ambientet e institucionit.













