Ambasada Britanike në Tiranë: E drejta për protestë nuk justifikon dhunën, por as veprimet joproporcionale nga Policia
Ambasada Britanike në Tiranë ka reaguar me një deklaratë lidhur me të drejtën për protestë paqësore dhe lirinë e shprehjes, duke theksuar rëndësinë e respektimit të këtyre të drejtave të garantuara nga Kushtetuta e Shqipërisë. Ambasada nënvizon se e drejta për të protestuar nuk legjitimon përdorimin e dhunës apo dëmtimin e pronës publike dhe private.
Përfaqësia diplomatike britanike thekson se protestat nuk duhet të përballen me veprime joproporcionale nga ana e policisë. Në përfundim, Ambasada u bën thirrje të gjitha palëve të respektojnë këto të drejta dhe të kontribuojnë në uljen e tensioneve.
Deklarata vë theksin te nevoja për të garantuar lirinë e protestës, duke respektuar njëkohësisht ligjin, pronën publike e private dhe proporcionalitetin në veprimet e policisë.
Deklarata e plotë
Ambasada Britanike në Tiranë nënvizon rëndësinë e të drejtës për protestë paqësore dhe lirisë së shprehjes, të mbrojtura nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
Megjithatë, e drejta për të protestuar nuk legjitimon përdorimin e dhunës apo dëmtimin e pronës publike dhe private. Sikundër, ajo nuk duhet të përballet me veprime joproporcionale nga policia.
Ambasada Britanike u bën thirrje të gjitha palëve të respektojnë këto të drejta dhe të kontribuojnë në uljen e tensioneve.
AMBASADA BRITANIKE NË TIRANË


