Presidenti Begaj bën thirrje për vetëpërmbajtje dhe përgjegjësi: Pakënaqësia të mos shprehet me dhunë!
Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka reaguar lidhur me incidentet e krijuara sot për shkak të protestës e cila ka marrë përmasa të mëdha.
Në njoftimin zyrtar Begaj bën thirrje të gjitha palëve të vetëpërmbahen për të mos përshkallëzuar më tej situatën.
Begaj thekson se zhvillimi i një proteste paqësore është një e drejtë por jo nëpërmjet dhunës. Ai shprehet i hapur për të dëgjuar çdo shqetësim nga qytetarët dhe çdokush të veprojë me përgjegjësi.
Njoftimi i plotë:
“Presidenti i Republikës ndjek me shqetësim përshkallëzimin e tensioneve gjatë protestave dhe u bën thirrje të gjitha palëve të veprojnë me përgjegjësi e vetëpërmbajtje.
E drejta për protestë paqësore është themel i demokracisë dhe detyrim i shtetit për ta garantuar. Por dhuna nuk mund të jetë mjet i shprehjes së pakënaqësisë, as përdorimi i forcës nga policia nuk duhet të dalë jashtë kufijve të ligjit dhe proporcionalitetit.
Në këtë moment, vendit i duhet më shumë përgjegjësi. Kushtetuta dhe ligji duhet të mbeten kufiri i të gjithëve, pa përjashtim.
Mbetem i gatshëm të dëgjoj te gjitha shqetesimet.
Zyra ime është dhe do të mbetet e hapur për çdo të ri e çdo qytetar që dëshiron të shprehet, të dialogojë dhe të kontribuojë për të mirën e vendit.” – u shpreh Presidenti i Republikës nëpërmjet facebook-ut.
Situata del jashtë kontrollit, protestuesit zhvendosen para Kryeministrisë, përplasje të forta me policinë
Protestuesit sulmojnë me shishe molotovë Kryeministrinë, shtohen forcat e policisë (VIDEO)
Protestuesit mësyjnë institucionet, pas Ministrisë së Financave, tentojnë të hyjnë brenda KQZ, policia përdor gaz lotsjellës
- 17:33 Situata del jashtë kontrollit, protestuesit zhvendosen para Kryeministrisë, përplasje të forta me policinë
- 17:18 Protestuesit sulmojnë me shishe molotovë Kryeministrinë, shtohen forcat e policisë (VIDEO)
- 17:13 Protestuesit mësyjnë institucionet, pas Ministrisë së Financave, tentojnë të hyjnë brenda KQZ, policia përdor gaz lotsjellës
- 17:00 Protestuesit hapin dyert dhe godasin me gurë godinën e Ministrisë së Financave
- 16:56 Protesta në Tiranë, reagon ambasada britanike: E drejta për të protestuar nuk legjitimon dhunën
- 16:50 Kisha Katolike dënon djegien e flamurit të Vatikanit gjatë protestës: Apel për qetësi dhe dialog