Zv/kryeministrja Koçiu: Shqipëria nuk ka nevojë të digjet për të ndryshuar, thirrje për qetësi pas tensioneve në Tiranë

Zv/kryeministrja Albana Koçiu ka reaguar lidhur me situatën e tensionuar në Tiranë, duke bërë thirrje për qetësi, vetëpërmbajtje dhe maturi, ndërsa ka paralajmëruar për pasojat që mund të sjellë dhuna dhe shkatërrimi i pronës publike e private. Në mesazhin e saj, Koçiu kujton se Shqipëria e ka paguar shtrenjtë kaosin në të kaluarën, duke theksuar se sulmet ndaj institucioneve, shkatërrimi i pronës dhe krizat e shkaktuara nga përplasjet kanë sjellë kosto të mëdha për zhvillimin, stabilitetin dhe besimin në vend. Duke iu referuar pamjeve të dhunës, flakëve dhe përplasjeve në kryeqytet, zv/kryeministrja nënvizon se kufiri mes protestës paqësore dhe kaosit është i brishtë.

Postimi i plotë

Shqipëria e ka paguar jashtëzakonisht shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën, ku në emër të zemërimit dhe revoltës, u sulmuan institucione, u shkatërrua prona dhe vendi u zhyt në një krizë që i kushtoi shumë vite zhvillimi, stabiliteti dhe besimi. Pasojat e atij kaosi e mbajtën vendin peng për dekada, duke lënë plagë që i ndiejmë ende sot.
Pamjet e dhunës, flakëve dhe përplasjeve në Tiranë, na kujtojnë se sa e brishtë është vija që ndan protestën paqësore nga kaosi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këto orë duhet qetësi, vetëpërmbajtje dhe maturi. Institucionet janë pasuri publike, bizneset janë puna e dikujt, rrugët janë të të gjithëve dhe siguria është e drejtë e çdo qytetari.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqipëria nuk ka nevojë të digjet për të ndryshuar. Ka nevojë të ndërtojë, të përparojë dhe të mbrojë atë që ka arritur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?