E mërkurë, 14 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 26 minuta më parë
Politikë

Tensionet në protestë, Koçiu: Shqipëria nuk ka nevojë të digjet për të ndryshuar

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas tensioneve dhe akteve të dhunës gjatë protestës në Tiranë.

Koçiu bën thirrje për qetësi, vetëpërmbajtje dhe maturi, duke theksuar se Shqipëria ka nevojë të ndërtojë dhe të përparojë, jo të shkatërrojë atë që ka arritur.

Reklamë

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu reagim në Facebook:

Shqipëria e ka paguar jashtëzakonisht shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën, ku në emër të zemërimit dhe revoltës, u sulmuan institucione, u shkatërrua prona dhe vendi u zhyt në një krizë që i kushtoi shumë vite zhvillimi, stabiliteti dhe besimi. Pasojat e atij kaosi e mbajtën vendin peng për dekada, duke lënë plagë që i ndiejmë ende sot.

Reklamë

Pamjet e dhunës, flakëve dhe përplasjeve në Tiranë, na kujtojnë se sa e brishtë është vija që ndan protestën paqësore nga kaosi.

Në këto orë duhet qetësi, vetëpërmbajtje dhe maturi. Institucionet janë pasuri publike, bizneset janë puna e dikujt, rrugët janë të të gjithëve dhe siguria është e drejtë e çdo qytetari.

Shqipëria nuk ka nevojë të digjet për të ndryshuar. Ka nevojë të ndërtojë, të përparojë dhe të mbrojë atë që ka arritur.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.