Një 11-vjeçar i identifikuar me emrin Bardhi raportohet se ka humbur gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë.
Përmes një njoftimi të shpërndarë në rrjetet sociale, familjarët kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e të miturit, duke u bërë thirrje të gjithë atyre që mund të kenë informacion të kontaktojnë të atin.
“Bardhi ka humbur në protestë, 11 vjeç! Kush ka informacion te kontaktojë të ky numër: 068 530 5288 (numri i babit Afrimit) Ju lutem shpërndajeni”, thuhet në njoftim.
Familjarët apelojnë për shpërndarjen e informacionit, me shpresën se 11-vjeçari do të gjendet sa më shpejt.














