Departamenti amerikan i Shtetit ka ritheksuar se zhvillimi i Dialogut Strategjik me Kosovën varet nga krijimi i kushteve të përshtatshme, përfshirë përmbushjen e zotimeve të Kosovës ndaj serbëve në veri. “Ne mbetemi të përkushtuar për avancimin e interesave të përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe popullit të Kosovës”, ka deklaruar një zëdhënës i Departamentit të Shtetit për Radion Evropa e Lirë. Qëndrimi I DASH erdhi pasi presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, kërkoi rifillimin e Dialogut Strategjik gjatë takimit të 12 tetorit me senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin në Prishtinë.