Lajmi i fundit

LIVE/ ‘Rama jepe dorëheqjen’, studentët zhvendosin zemëratën në sheshet e Tiranës

Studentët e Mjekësisë ‘sajojnë’ një miniambulancë në shërbim të protestuesve të plagosur

18:57, 14/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Studentët e Mjekësisë, pjesëmarrës në protestë, kanë improvizuar një pikë të ndihmës së shpejtë me mjete rrethanore pranë Kryeministrisë.

Ata po u vijnë në ndihmë protestuesve të plagosur, duke u ofruar asistencë mjekësore në terren për të përballuar situatat emergjente.

Perdorimi i gazit lotsjellës apo i sprajit djegës nga ana e policisë shkakton gjendje të vështirë te protestuesit, të cilëve u vihet në ndihmë me ato mjete të thjeshta pikërisht në këtë pikë asistence të krijuar nga mjekët e ardhshëm.

Kujtojmë që dhuna shtazarake e Policisë, shpeshherë ka shkaktuar trauma të rënda te të rinjtë protuesuesit, siç ishte rasti i një ditë më parë, kur një i ri nga Librazhdi u rrah barabarisht, madje iu thye edhe këmba.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco