Lajmi i fundit

LIVE/ ‘Rama jepe dorëheqjen’, studentët zhvendosin zemëratën në sheshet e Tiranës

VIDEO/ Rritet ndjeshëm numri i protestuesve, të rinjtë pushtojnë sheshin deri te Ministria e Brendshme

18:50, 14/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Protesta në Tiranë vijon prej më shumë se 8 orësh, ndërsa numri i qytetarëve që i janë bashkuar tubimit po rritet te bulevardi 'Dëshmorët e Kombit'.

Thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dëgjohen para Kryeministrisë, ku protestuesit kanë mbushur sheshin dhe hapësirat përreth.

Prania e të rinjve është e dukshme në protestë, me turmën që shtrihet nga Kryeministria deri në drejtim të Ministrisë së Brendshme.

Pas orësh qëndrimi në shesh, situata është tensionuar, ndërsa përplasjet me policinë dhe përdorimi i gazit lotsjellës pa hesap dhe e topit të ujit kanë shoqëruar zhvillimet e mbrëmjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco