Protestuesit largohen nga Kryeministria, hedhin edhe fishekzjarrë, policia i përgjigjet me gaz lotsjellës
14/10/2026 18:53
Protestuesit janë larguar nga zona pranë Kryeministrisë, ndërsa tensionet vijojnë.
Gjatë largimit, ata kanë hedhur fishekzjarrë, ndërsa policia është kundërpërgjigjur duke përdorur gaz lotsjellës.
Protesta e studentëve në Tiranë është shoqëruar me përplasje dhe akte dhune.
Situata vijon të mbetet e tensionuar, ndërsa policia po reagon me ujë me presion, arrestime të të rinjve dhe gaz lotsjellës, përfshirë spray blu.
Top Channel