Florin Bratu u largua nga drejtimi i Partizanit të hënën, pas humbjes 1-3 ndaj Tiranës në derbin e zhvilluar në “Air Albania”. Vendimi iu bë i ditur trajnerit rumun pas ndeshjes, pasi drejtuesit e klubit vlerësuan se ai nuk e justifikoi besimin e dhënë. Në mbledhjen e klubit u vendos për ndërprerjen e bashkëpunimit.
Të lidhura
None found
Kanë kaluar tre ditë nga shkarkimi, por Bratu nuk ka bërë ende asnjë reagim publik për ndarjen nga Partizani. Në profilin e tij në Instagram, ai ka larguar emrin e klubit nga rubrika “bio”, ndërsa mungon një postim që të lidhet me përfundimin e aventurës së tij në krye të skuadrës.
Mbetet e paqartë nëse kjo sjellje ka një arsye të veçantë apo nëse Bratu po pret momentin e duhur për të publikuar një mesazh rreth eksperiencës katërmujore te Partizani.







