Sulmohet Ministria e Drejtësisë, protestuesit i vënë flakën katit të parë të godinës
14 Tetor 2026 |
19:29
Protestuesit kanë sulmuar me gurë dhe molotovë Ministrinë e Drejtësisë mbrëmjen e së mërkurës pasi më herët sulmuan edhe institucione të tjera si Ministria e Ekonomisë, Kuvendi, Kryeministria dhe disa biznese private.
Protestuesit u zhvendosën në orët e pasdites përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku ndezën zjarre pranë Kryeministrisë, në zonën e Piramidës dhe pranë Kullave Binjake.
Për shkak të tensioneve, policia përdori gaz lotsjellës në përpjekje për të shpërndarë turmën, e cila më pas u zhvendos fillimisht në drejtim të Parlamentit për t’u shpërndarë në grupe të vogla nëpër lagje të ndryshme të kryeqytetit.
Lajme të Sugjeruara
Protestuesit tentojnë të vandalizojnë makinën zjarrfikëse, ndërhyn një vajzë me flamurin shqiptar
Një incident tjetër është shënuar gjatë protestës, këtë herë pranë godinës së Parlamentit. Disa protestues kanë rrethuar një makinë zjarrfikëse, me tentativa për ta vandalizuar....
Përshkallëzohet protesta në Tiranë, disa grupe protestuesish shpërndahen nëpër lagje, një pjesë te Pazari i Ri
Protesta e nisur paraditen e së mërkurës përpara Ministrisë së Arsimit ka degjeneruar në akte dhune dhe vandalizmi ndaj disa institucioneve dhe bizneseve në kryeqytet....
Të lënduarit nga protesta, Ministria e Shëndetësisë: 7 persona në urgjencë, mbërrijnë edhe 3 efektivë policie
Lidhur me personat e lënduar nga protesta e ditës së sotme, Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar dhe një herë situatatën aktuale të tyre. Sipas njoftimit,...
- 19:31 Protestuesit tentojnë të vandalizojnë makinën zjarrfikëse, ndërhyn një vajzë me flamurin shqiptar
- 19:18 Përshkallëzohet protesta në Tiranë, disa grupe protestuesish shpërndahen nëpër lagje, një pjesë te Pazari i Ri
- 19:11 Të lënduarit nga protesta, Ministria e Shëndetësisë: 7 persona në urgjencë, mbërrijnë edhe 3 efektivë policie
- 19:10 Protestuesit vendosen te Parlamenti, hedhin molotovë dhe gurë drejt kordonit të policisë (VIDEO)
- 18:54 Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, thirrje për mobilizim
- 18:49 Tensione pranë Kryeministrisë, i vihet flaka një biznesi te dy kullat përballë Piramidës