Policia ndërhyn me autobot pas zjarrit të vendosur te Ministria e Drejtësisë, goditen me fishekzjarre efektivët

14 Tetor 2026 | 19:44

Forcat e policisë kanë mbërritur pranë Ministrisë së Drejtësisë, pas zjarrit të vendosur në ambientet e këtij institucioni nga protestuesit.

Në vendngjarje po hidhen mjete piroteknike, ndërsa situata paraqitet e tensionuar. Në zonë ka mbërritur autoboti me ujë, i shoqëruar nga një numër efektivësh policie, me qëllim shpërndarjen e protestuesve.

Ndërkohë, protestuesit kanë qëlluar në drejtim të forcave të policisë me fishekzjarrë, gurë dhe flakadanë, duke vështirësuar ndërhyrjen e efektivëve dhe menaxhimin e situatës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Forcat Shqiponja ndërhyjnë për të shoqëruar protestuesit, qëllohet me gurë në drejtim të efektivëve (VIDEO)

Forcat Shqiponja kanë ndërhyrë për të shoqëruar protestuesit, të cilët vandalizuan një qendër tregtare pranë Parlamentit duke i thyer xhamat. Ndërhyrja e efektivëve solli reagimin...
19:45 | 14/10/2026

Protestuesit tentojnë të vandalizojnë makinën zjarrfikëse, ndërhyn një vajzë me flamurin shqiptar

Një incident tjetër është shënuar gjatë protestës, këtë herë pranë godinës së Parlamentit. Disa protestues kanë rrethuar një makinë zjarrfikëse, me tentativa për ta vandalizuar....
19:31 | 14/10/2026

Sulmohet Ministria e Drejtësisë, protestuesit i vënë flakën katit të parë të godinës

Protestuesit kanë sulmuar me gurë dhe molotovë Ministrinë e Drejtësisë mbrëmjen e së mërkurës pasi më herët sulmuan edhe institucione të tjera si Ministria e...
19:29 | 14/10/2026