Protesta nuk njeh tërheqje. Pas orësh të tëra përplasjesh në rrugët e Tiranës dhe pranë institucioneve shtetërore, revolta e të rinjve vijon, ndërsa situata në kryeqytet mbetet e tensionuar.
Përplasjet me policinë janë zhvendosur në Rrugën e Elbasanit, ku protestuesit vijojnë thirrjet kundër qeverisë dhe hedhin sende të forta në drejtim të efektivëve të policisë.
Tensionet po përhapen në zona të ndryshme të Tiranës, duke e kthyer mbrëmjen në një tjetër front përballjeje mes protestuesve dhe forcave të rendit. Pavarësisht orëve të gjata të protestës, të rinjtë nuk japin shenja tërheqjeje, ndërsa situata mbetet e paparashikueshme dhe përplasjet vijojnë të mbajnë kryeqytetin në tension.
© SYRI.net
VIDEO/ Kaos te ‘Zogu i Zi’, protestuesit thyejnë fasadat, ndezin zjarr, bllokojnë totalisht rrugën
FOTO/ Gazeta gjermane BILD: Protestuesit i vënë flakën Tiranës, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës
Bahtiri shpërthen ndaj Ramës: Po përgjaket Shqipëria, jep dorëheqjen! Mos e kall vendin e Ismail Qemalit e Isa Boletinit!