Ministri francez akuzon Elon Musk për fushatë kundër udhëheqësve evropianë

14 Tetor 2026 | 20:02

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot, ka akuzuar pronarin e platformës X, Elon Musk, se po përdor rrjetin e tij social për të “orkestruar fushata masive ngacmimi online” të drejtuara kundër udhëheqësve evropianë.

Duke folur në një konferencë të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, Barrot tha se forcat që kërkojnë të minojnë demokracinë po dominojnë mediat sociale, ku po përdorin taktika të dizajnuara për të polarizuar debatin publik, raportoi Le Monde.

“Qëllimi i tyre përfundimtar është i qartë. Ata duan të marrin pushtetin dhe pastaj të krijojnë kushte për ta lënë atë të mos ju ikë kurrë”, tha ministri.

Barro tha se qeveria e tij po punon për t’iu përgjigjur realitetit ku ndikuesit e paguar ose të punësuar kërkojnë të shfrytëzojnë shtrirjen virale të platformave dixhitale.

Ai deklaroi se qeveria e tij do të punonte për të luftuar ndikimin e huaj.

“Ne do të jemi të palëkundur, sepse na është e qartë se ata po dëmtojnë interesat themelore të shtetit. Ne nuk tolerojmë asnjë ndërhyrje të huaj, pavarësisht se nga vjen. Është çështje sovraniteti”, tha ministri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Eurodeputetët i kërkojnë BE të mbrojë Gjykatën Ndërkombëtare Penale nga sanksionet e SHBA-së

Pesëdhjetë e tetë anëtarë të Parlamentit Evropian i kanë kërkuar Komisionit Evropian të mbrojë Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GJPN) nga sanksionet e SHBA-së që kërcënojnë të...
14:52 | 14/10/2026

Zgjedhjet presidenciale në Francë, gazetarja Natacha Polony i bashkohet listës në rritje të kandidatëve

Lista e kandidatëve për zgjedhjet presidenciale franceze të vitit 2027 vazhdon të rritet. Duke folur në radion France Inter të mërkurën, gazetarja Natacha Polony njoftoi...
14:34 | 14/10/2026

Çfarë pritet nga samiti i tetorit i BE-së

Ndërsa liderët e Bashkimit Evropian mblidhen në Bruksel më 15-16 tetor, vëmendja kryesore e mediave ka të ngjarë të përqendrohet te beteja e ashpër për...
11:50 | 14/10/2026