Policia reagon për protestën: Distancohuni nga aktet e dhunës, 14 efektivë të plagosur, 35 persona të shoqëruar
Protesta e zhvilluar ditën e sotme është shoqëruar me përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe forcave të policisë, përdorim të mjeteve piroteknike dhe dëmtim të pronës publike e private.
Përmes një reagimi zyrtar, Policia e Shtetit u ka bërë thirrje pjesëmarrësve të distancohen nga aktet e dhunës, ndërsa ka bërë me dije se si pasojë e sulmeve të vazhdueshme janë plagosur 14 efektivë policie.
Gjithashtu, sipas policisë, deri në këto momente janë shoqëruar 35 shtetas, ndërsa vijon identifikimi i personave të përfshirë në aktet e dhunshme.
Njoftimi i plotë:
Policia e Shtetit përsërit thirrjet e bëra përgjatë gjithë ditës së sotme për pjesëmarrësit në tubim: Distancohuni menjëherë nga dhuna!
Ndaloni sulmet ndaj punonjësve të Policisë dhe institucioneve shtetërore, si dhe shkatërrimin me zjarr të pronës publike e private.
Si pasojë e sulmeve që vijojnë prej disa orësh, janë plagosur 14 punonjës të Policisë së Shtetit.
Kjo dhunë duhet të ndalet menjëherë! Sulmet ndaj punonjësve të Policisë dhe shkatërrimi i pronës publike e private nuk kanë asnjë lidhje me ushtrimin e së drejtës për të protestuar.
Distancohuni menjëherë dhe pa asnjë hezitim nga personat e dhunshëm e të maskuar! Mos i mbështesni dhe mos u bashkoheni atyre. Mos lejoni që tubimi të përdoret për të ushtruar dhunë, për të sulmuar punonjësit e Policisë dhe për të shkatërruar pronën publike e private. Rrezikimi i jetës së punonjësve të Policisë dhe të qytetarëve duhet të marrë fund menjëherë.
E drejta për të protestuar është e garantuar me ligj, por ajo nuk i jep askujt të drejtën të ushtrojë dhunë, të sulmojë punonjësit e Policisë apo të shkatërrojë pronën publike e private. Përgjegjësit për këto akte do të identifikohen dhe do të përballen me ligjin.
Shërbimet e Policisë po vijojnë identifikimin dhe shoqërimin e personave që kanë kryer akte dhune dhe që janë maskuar gjatë tubimit. Deri në këto momente, janë shoqëruar 35 shtetas.
I vihet flaka kullës në ndërtim në Rrugën e Durrësit, zjarrfikësja vështirësi për të ndërhyrë (VIDEO)
Protesta merr përmasa të mëdha, digjen dy automjete
Situatë e dhunshme në protestë, gurë, molotovë dhe lëndë ndezëse ndaj efektivëve të policisë
- 20:49 I vihet flaka kullës në ndërtim në Rrugën e Durrësit, zjarrfikësja vështirësi për të ndërhyrë (VIDEO)
- 20:33 Protesta merr përmasa të mëdha, digjen dy automjete
- 20:20 Situatë e dhunshme në protestë, gurë, molotovë dhe lëndë ndezëse ndaj efektivëve të policisë
- 20:18 Goditet në mushkëri nga protestuesit, efektivi i policisë kërkon ndihmë mjekësore (VIDEO)
- 20:05 Protestuesit ndezin zjarre te Zogu i Zi, vijojnë tensionet në Tiranë (VIDEO)
- 20:02 Ministri francez akuzon Elon Musk për fushatë kundër udhëheqësve evropianë