Tensionet në Tiranë janë përshkallëzuar më tej, teksa të rinjtë që marrin pjesë në protestë, kanë 'pushtuar' Komisariatin Nr. 2.
Të mbledhur në ambjentet e komisariatit, nga pamjet e siguruara nga SYRI, dallohen protestuesit që kanë goditur godinën me gurë dhe flakadanë, ku si pasojë janë thyer xhamat e institucionit.
Protesta vijon pas disa orësh tubimi në kryeqytet, ku kërkesa kryesore e qytetarëve është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Mbrëmja është shoqëruar me tensione dhe përplasje në disa zona të Tiranës, ndërsa situata pranë komisariatit mbetet e tensionuar.
© SYRI.net