Aktualitet

6 efektivë të lënduar mbërrijnë brenda 30 minutash në Traumë, ministrja e Shëndetësisë: Dhuna ndaj policisë është e patolerueshme

Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, ka reaguar pas mbërritjes së disa efektivëve të policisë së lënduar në Spitalin Universitar të Traumës, duke bërë të ditur se në urgjencë kanë marrë trajtim 9 efektivë, 6 prej të cilëve kanë mbërritur brenda 30 minutash.

Njëri prej tyre, 31 vjeç, ka pësuar dëmtime serioze në sy dhe fraktura të rënda në nofull dhe hundë. Ministrja dënoi dhunën ndaj uniformave blu dhe shprehu mirënjohjen për stafin mjekësor që po kujdeset për të lënduarit.

“Jam në Spitalin Universitar të Traumës, ku për 30 minuta kanë mbërritur 6 efektivë policie të lënduar, duke çuar në 9 numrin e tyre në urgjencë.

Një prej tyre, L.D 31 vjeç ka dëmtime serioze në sy dhe fraktura të rënda në nofull dhe hundë.

Dhuna ndaj efektivëve të policisë është e patolerueshme dhe rrezikon seriozisht sigurinë dhe shëndetin e tyre.

Mbështetje dhe mirënjohje për mjekët, infermierët dhe të gjithë stafin shëndetësor, që po kujdesen me profesionalizëm dhe përkushtim për çdo person të lënduar”, shkruan Spahiu në “Facebook”.