Situata është përshkallëzuar edhe te “Syri i Tiranës”, në hyrje të Rrugës së Durrësit, ku godina është përfshirë nga flakët.
Protestuesit kanë rrëzuar barrierat rrethuese dhe kanë dëmtuar veshjen e jashtme të ndërtesës, duke thyer shtresën e parë të xhamave të fasadës së dyfishtë.
Sipas raportimeve, ajo është e veshur me polisterol, i cili është lehtësisht i djegshëm. Në zonë ka prani të madhe tymi, ndërsa flakët vijojnë të jenë të dendura.














