Lajmi i fundit

LIVE/ ‘Rama jepe dorëheqjen’, studentët zhvendosin zemëratën në sheshet e Tiranës

Shpërthen revolta kundër narkopolicisë/ Të rinjtë ‘pushtojnë’ Komisariatin Nr. 2, e godasin me gurë...

20:52, 14/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Tensionet në Tiranë janë përshkallëzuar më tej, teksa të rinjtë që marrin pjesë në protestë, kanë 'pushtuar' Komisariatin Nr. 2.

Të mbledhur në ambjentet e komisariatit, nga pamjet e siguruara nga SYRI, dallohen protestuesit që kanë goditur godinën me gurë dhe flakadanë, ku si pasojë janë thyer xhamat e institucionit. 

Protesta vijon pas disa orësh tubimi në kryeqytet, ku kërkesa kryesore e qytetarëve është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Mbrëmja është shoqëruar me tensione dhe përplasje në disa zona të Tiranës, ndërsa situata pranë komisariatit mbetet e tensionuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco