Një automjet policie është përfshirë nga flakët brenda ambienteve të Komisariatit Nr. 2 në Tiranë, pas hedhjes së flakadanëve dhe fishekzjarrëve nga protestuesit.
Ngjarja vjen në një moment kur protesta në kryeqytet është përshkallëzuar, me përplasje të forta mes të rinjve dhe forcave të policisë.
Tensionet janë shtuar gjatë mbrëmjes, ndërsa protestuesit janë drejtuar drejt komisariatit dhe kanë goditur godinën me mjete piroteknike.
© SYRI.net