• Kontakt
Wednesday, October 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Raporti i një skandali/ Shkolla me stomatologe veç në bordero, pajisje dezinfektuese në letër

21:35 : 14/10/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Emisioni “Stop” rikthehet te problematika e mjekëve dhe stomatologëve, e trajtuar disa herë në program, së fundi më 2 tetor 2026, pas përgjigjes së Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor lidhur me masat e marra ndaj punonjësve.

Sipas institucionit, pas transmetimit të muajit prill, janë marrë 24 masa disiplinore. Ndërsa, pas raportit të Drejtorisë Rajonale, Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor ka vijuar me masa të tjera: 4 vërejtje me paralajmërim, 8 vërejtje, 2 masa administrative, si dhe 3 ndërprerje të marrëdhënieve të punës, shoqëruar me riorganizim të shërbimeve përkatëse.

Megjithatë, sipas informacioneve të siguruara nga “Stop”, nga tre rastet e ndërprerjes së marrëdhënieve të punës, dy punonjës kanë dhënë dorëheqjen, ndërsa një tjetër ka dalë në pension. Gjatë takimit me drejtoreshën e NjVKSH-së, kjo e fundit sqaroi se punonjësit kanë të drejtë të ndjekin procedurat për dorëheqje, edhe kur janë përfshirë në një raport kontrolli.

Një tjetër pikë e diskutueshme lidhet me verifikimet e kryera nga vetë njësia mbi punën e grupit të Drejtorisë Rajonale. Drejtoresha pretendon se disa prej konstatimeve të raportit nuk qëndronin dhe se punonjësit kishin qenë në vendet e tyre të punës. Por ky qëndrim vihet në pikëpyetje nga vëzhgimi i kryer nga emisioni “Stop”, kur punonjësit, sërish, nuk u gjetën në vendin e punës.

Drejtoresha mohon gjithashtu pretendimet për medikamente të skaduara dhe mungesë të pajisjeve sterilizuese në kabinetet dentare, duke iu referuar deklarimeve të punonjësve të pyetur.

Lexo edhe:

Qytetarja denoncon për mashtrim avokatin dhe kandidatin për në KLGJ/ Të afërmit kërcënojnë gazetarët!

“E ka dorën pak të lartë…”/ Me tufa eurosh e zarfe, sa paguhet provimi në universitetin e Vlorës

Në këtë situatë, pavarësisht masave të raportuara, mbeten pikëpyetje mbi efektivitetin e kontrolleve, verifikimin e shkeljeve dhe zbatimin real të masave disiplinore.

———————

Shkolla “17 Shkurti”

Qytetarja: Ka aktualisht, apo ska?

Roja: Është, infermiere kemi, ça quhet ajo.

Qytetarja: Mjeke, po stomatologe keni?

Roja: Jo, s’kemi! E kam pa njëherë verës, po e kena kshu dhëmbësh, megjithëse merr rrogën këtu tek ne 100%, sepse s’e kam marr vesh situatën, se merr rrogën këtu, se thotë nuk kam kushte, s’ka… E kemi edhe klasën të gjitha, po ajo nuk vjen, kur marrin në telefon ata. Nuk vjen.

Shkolla “Luan Hajdaraga”

Qytetarja: Po doja të dija, a ka këtu mjek?

Roja: Deri tani, unë nuk e di. Vjet ishte, ka qenë nji. Doli në pension e nuk ka ardh më.

Qytetarja: E kuptoj! Po stomatolog?

Roja: Ta pyes drejtoreshën. Jo, jo, as stomatolog, jo, jo nuk e di, stomatolog, jo.

Qytetarja: Po mirë, se më dilte, që s’kishte as mjek, as stomatolog.

Roja: Po, nuk ka pas. Jo, nuk ka pas.

Shkolla “Klodian Tanushi”

Roja: Thjesht për dentiste?

Qytetarja: Eh, stomatologe, dentist.

Roja: Vjet ka pas, po sivjet s’e di.

Qytetarja: A ka, s’ka aktualisht stomatologe?

Mësuese: Nuk kemi neve stomatolog.

Shkolla “Azem Hajdari”

Roja: Infermierja vjen, infermierja,

Qytetarja: Po dentist? Ka dentiste?

Roja: Jo! S’ka! Këtu ka qenë një doktoreshë vjet edhe një kryeinfermiere më duket, se ajo doktoresha më duket, se ka ikur, ka vajtur në vënd tjetër, është vetëm kjo tani.

Shkolla “Tahir Sinani”

Roja: Në shkollë, këtu te shkolla jonë, nuk ka. Pse ka rregullore, që duhet të ketë dentist nëpër shkolla? Këtu nuk kemi.

Qytetarja: As dentist, as mjek?

Roja: Jo!

Shkolla “Jashar Hoxha”

Qytetarja: Aktualisht këtu ka mjek?

Roja: Është infermiere.

Qytetarja: Sa herë vjen?

Roja: Nuk e di fare.

Qytetarja: Po dentist, a ka?

Roja: Jo, dentist s’ka. Me sa di unë, jo, po…

Qytetarja: Po pra, po, e kuptoj.

/Emisioni STOP

Etiketa: denoncimskandalstomatologji

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qytetarja denoncon për mashtrim avokatin dhe kandidatin për në KLGJ/ Të afërmit kërcënojnë gazetarët!

22:01 : 13/10/2026
AKTUALITET

“E ka dorën pak të lartë…”/ Me tufa eurosh e zarfe, sa paguhet provimi në universitetin e Vlorës

21:36 : 13/10/2026
AKTUALITET

Skandal/ Gazi lotsjellës nuk kursen as fëmijët, vogëlushi shpërthen në lot

19:15 : 13/10/2026
AKTUALITET

Fyeu pacientin me autizëm, shkarkohet nga puna punonjësja e QSUT-së

21:12 : 12/10/2026
Lorenc Bami & Tërmet Peci
AKTUALITET

Kush është krahu i djathtë i Tërmet Peçit i arrestuar për “Vjosën”? Si e fali Prokuroria pak muaj më parë

21:48 : 11/10/2026
AKTUALITET

Denoncimi i Auron Tares: Shtëpia e poetit Mitrush Kuteli kthehet në vendgrumbullim mbeturinash

18:23 : 11/10/2026

TË GJITHA

Raporti i një skandali/ Shkolla me stomatologe veç në bordero, pajisje dezinfektuese në letër

21:35 : 14/10/2026

Policia: 14 efektivë të lënduar, 35 persona të ndaluar

21:33 : 14/10/2026

BILD jehonë protestës: Studentët kërkojnë largimin e Ramës

21:24 : 14/10/2026

“Të lutem… më mbytët”/ Policët dhunojnë protestuesit e shtrirë te “21 dhjetori” (VIDEO)

21:15 : 14/10/2026

Protestuesit djegin edhe fasadën e ‘Syrit të Tiranës’, zona mbulohet nga tymi

21:09 : 14/10/2026

Protesta/ Thyhen edhe xhamat e Drejtorisë së Arkivave

21:09 : 14/10/2026

Vjen reagimi i parë nga Kosova: Në Tiranë po lëkunden themelet e regjimit të Ramës

21:02 : 14/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com