Protestuesit janë rikthyer para Kryeministrisë, ku tensionet janë përshkallëzuar sërish në përplasje me forcat e policisë.
Nga pamjet e ardhura në redaksinë e SYRI-t, dallohen të rintë që hedhin flakadanë dhe molotovë në drejtim të godinës, duke shënuar një tjetër moment të tensionuar të protestës në Tiranë.
Pas disa orësh përplasjesh në zona të ndryshme të kryeqytetit, turma është rikthyer në bulevardin përpara selisë së qeverisë.
Situata mbetet e tensionuar, ndërsa protesta vijon mes thirrjeve për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndërhyrjeve të forcave të rendit.
© SYRI.net
VIDEO/ Berisha: Studentët do i mbështesim me të gjitha format e mundësitë! Rama të japë dorëheqje urgjente
Nuk ndalet revolta e studentëve në Tiranë/ Të rinjtë përplasen me narkopolicinë te Rruga e Bogdanëve
VIDEO/ Berisha: Dhuna brutale e Ramës e tejkalon atë të protestës së 8-9 dhjetorit nga sampistët dhe Sigurimi