VIDEO/ Goleadë në 'Olimpico’, Reali realizon përmbysje spektakolare ndaj Romës

VIDEO/ Goleadë në 'Olimpico’, Reali realizon përmbysje spektakolare ndaj Romës

21:38, 14/10/2026

Roma dhe Reali i Madridit dhuruan spektakël në ‘Olimpico’, ku Roma nga avantazhi 3-1 u mposht me përmbysje 3-4. ‘Los Blancos’ realizuan tre gola për gjashtë minuta loje, duke lënë zhgënjim të madh te tifozët vendës.

Skuadra italiane kaloi e para në avantazh në minutën e 20-të, me Marten de Roon, i cili goditi nga jashtë zonës. Topi u devijua gjatë rrugës dhe përfundoi në rrjetë, duke e lënë të pafuqishëm portierin Thibaut Courtois.

Roma - Real Madrid 1-0

Reagimi i madrilenëve ishte i menjëhershëm. Vetëm pesë minuta më vonë, Kylian Mbappé provoi goditjen nga distanca dhe, pas një devijimi, topi përfundoi në rrjetë për rezultatin 1-1.

Roma -  Real Madrid 1-1

Roma pati raste të mira për të shënuar edhe më herët. Paulo Dybala iu afrua golit në minutën e 12-të, ndërsa Courtois bëri një pritje të shkëlqyer ndaj Mario Hermosos në minutat e para dhe ndaj Donyell Malenit në të 24-ën.

Ndërkohë, Roma u detyrua të kryente një zëvendësim të parakohshëm në minutën e 17-të, pasi Manu Koné u dëmtua dhe u zëvendësua nga Niccolò Pisilli.

Me fillimin e pjesës së dytë, Malen shpërthen me dy gola në minutat 51 dhe 57, duke u thënë avantazhin 3-1 Romës.

Roma - Real Madrid 2-1

Roma - Real Madrid 3-1

Espi rihap ndeshjen në minutën e 84-t me golin e 2-3. 

Roma - Real Madrid 2-3

Vetëm dy minuta më pas, Endrick barazon rezultatin në 3-3. 

Roma - Real Madrid 3-3

E pabesuesueshme! Reali realizon në minutën e fudndit golin e fitores me Rudiger. 

Roma - Real Madrid 3-4 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco