Ministri Demo viziton në spital efektivët: 51 punonjës policie të lënduar në protestë

14 Tetor 2026 | 23:09

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka vizituar në Spitalin e Traumës efektivët e policisë të lënduar gjatë ditës së dytë të protestës, e cila nisi para godinës së Ministrisë së Arsimit.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Demo bëri të ditur se 51 punonjës të Policisë së Shtetit janë lënduar gjatë akteve të dhunës së kësaj të mërkure. Ministri thekson se dhuna ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit është e papranueshme dhe nuk mund të justifikohet në asnjë rrethanë.

Reagimi i plotë i ministrit Ervin Demo:

“51 punonjës të Policisë së Shtetit janë lënduar gjatë akteve të dhunës së sotme. Disa prej tyre ndodhen aktualisht në Spitalin Ushtarak, ku po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Pas çdo uniforme është një njeri. Një prind, një bir, një bijë, një familjar që ka dalë nga shtëpia për të përmbushur detyrën dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

Dhuna ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit është e papranueshme dhe nuk mund të justifikohet në asnjë rrethanë. E drejta për të protestuar është e garantuar, por dhuna ndaj atyre që kanë për detyrë të mbrojnë rendin dhe sigurinë nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë pjesë e saj.

Mirënjohje dhe respekt për çdo punonjës policie që sot, përballë dhunës dhe rrezikut, qëndroi në krye të detyrës me profesionalizëm, përkushtim dhe përgjegjësi.

Ju uroj shërim sa më të shpejtë të gjithë efektivëve të lënduar. Jemi pranë jush dhe familjeve tuaja.

Pas uniformës është njeriu. Pas detyrës është sakrifica. Dhe kjo sakrificë meriton respektin e të gjithëve”, shkruan Demo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi grupe në WhatsApp që koordinojmë protestën”, Artan Hoxha paralajmëron studenten: Kujdes, shkoni në burg!

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar dinamikën e protestave dhe organizimin e tyre gjatë këtyre dy ditëve që u përshkallëzuan deri në persona të lënduar, dëmtime...
23:07 | 14/10/2026

Berisha: Ne studentët nuk i lëshojmë, do i mbështesim ata me të gjitha format dhe mundësitë!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se opozita do të vijojë të mbështesë studentët që po protestojnë, duke theksuar se PD do të...
22:10 | 14/10/2026

Kaosi gjatë protestës, Policia shoqëron protestues në zona të ndryshme të Tiranës

Tirana është përfshirë nga kaosi që prej orëve të paradites, në ditën e dytë të protestës që nisi para godinës së Ministrisë së Arsimit. Në...
22:05 | 14/10/2026