Pamje nga Tirana tregojnë ndërhyrje të forcave të policisë ndaj protestuesve, ndërsa shoqërimet me forcë vijojnë në orët e vona në rrugët e kryeqytetit.
Sipas pamjeve të siguruara nga SYRI, efektivët ndërhyjnë ndaj qytetarëve dhe kryejnë arrestime në një klimë të tensionuar, pas orësh përplasjesh mes demonstruesve dhe uniformave blu.
Protesta është shoqëruar me episode dhune dhe ndërhyrje të policisë në disa zona të Tiranës.
Pamjet ngrenë pikëpyetje mbi mënyrën e trajtimit të protestuesve dhe respektimin e të drejtave të tyre gjatë ndalimeve.
© SYRI.net