Studentët nuk mposhten/ 13 orë dhunë barbare dhe terror nga narkopolicia e Ramës, revolta vijon nesër

22:43, 14/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Revolta studentore ka vijuar pa u ndalur prej orëve të mëngjesit deri në mbrëmje. Studentët e zemëruar kanë braktisur auditorët, kanë marshuar në rrugët e Tiranës dhe janë përballur me narkopolicinë e Ramës, e cila ka përdorur gaz lotsjellës, ujë me kimikate dhe shkopinj gome kundër protestuesve.

Gjithçka nisi me bojkotin e universiteteve dhe marshimin drejt Ministrisë së Arsimit. Thirrjeve të studentëve iu bashkuan të rinj nga fakultete të ndryshme, ndërsa protesta u përhap në disa zona të kryeqytetit. Mesazhi i tyre ishte i qartë: kundër qeverisë dhe për ndryshimin që kërkojnë për të ardhmen e tyre.

Gjatë ditës, tensionet u përshkallëzuan. Narkopolicia e Ramës ndërhyri me dhunë barbare ndaj protestuesve, pati shoqërime dhe pamje të rënda nga përplasjet në rrugët e Tiranës. Në videot e publikuara u panë efektivë që vërsuleshin drejt të rinjve me shkopinj gome, në përpjekje për t’i kapur e goditur.

As përballja me policinë dhe as ndërhyrjet e forcave të rendit nuk i ndalën të rinjtë. Protesta vijoi drejt institucioneve dhe përfundoi me studentët përballë Kryeministrisë, ku u dëgjuan thirrjet “Dorëheqje, dorëheqje!”.

Gjithashtu një grup grash u është drejtuar grave dhe vajzave në të gjithë Shqipërinë, duke bërë thirrje për 15 tetorin, “ditën pa gratë në punë”. Apeli është për bojkot të punës dhe bashkim me studentët, nga gratë e administratës publike e bizneset private deri te ato që punojnë në shtëpi.

Pas 13 orësh protestë, përplasjesh dhe thirrjesh për dorëheqje, studentët e zemëruar vijojnë të kërkojnë ndryshim.

Edhe në këto orë të vona, narkopolicia e Ramës vijon të endet rrugëve të Tiranës në përpjekje për të kapur protestuesit, për t’i dhunuar dhe shoqëruar në komisariat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco