Sot kryeministri Rama duhet të flasë!
Tirana në tym e flakë! Nuk ka ndodhur kurrë, kështu.
Sot kryeministri duhet t’i flasë popullit!
Mbrëmë ministri i brendshëm, Ervin Demo, tha ndër të tjera se “Qytetarëve të Tiranës u them ju lutem durim, pavarësisht se flakët në dyert e ministrive që nuk janë parë në këtë qytet as në krizat e mëdha historike, mund të duken si dobësi e shtetit. Jo nuk janë, kush i ka porositur ato flakë i ka bërë llogaritë gabim, duke synuar të na tërheqë në një skenar ogurzi për Shqipërinë, që ne do ta çmontojmë me qetësi dhe durim. Dimë shumë më tepër se sa mund të ndajmë me ju sonte, por rëndësi ka që ju ta dini se kjo orvatje e dhunshme s’ka asnjë shans ta kthejë Shqipërinë mbrapa, as në duart e liga të atyre që e kanë gatuar dhe as në kohën e zymtë të shëmtisë që na është rishfaqur si fantazëm e të kaluarës”.
Por kjo nuk mjafton. Kryeministri duhet të jetë më sqarues dhe më i qartë me shqiptarët!
E jo me status në facebook, por live, me zë e figurë!
Shteti është ndërtuar që të funksionojë e jo të fshihet. Pushteti është votuar për të drejtuar dhe për të qenë transparent. Pushtetet vijnë dhe ikin, kurse shteti duhet të jetë në punë për qytetarët.
Mbrëmë në Tiranë nuk kishte as shtet dhe as pushtet!

