Aktualitet Politikë

Nga godina e djegur e Kolegjit të Europës, Rama: Nuk janë duart e studentëve!

Kryeministri Edi Rama reagoi nga godina e dëmtuar nga zjarri e Kolegjit të Europës në Tiranë, pas akteve të dhunës gjatë protestës së fundit. Përmes një mesazhi nga ambientet e godinës, Rama dënoi dëmtimin e institucionit, duke theksuar se studentët përfaqësojnë të ardhmen dhe se dhuna nuk mund të përfaqësojë aspiratat e tyre.

Deri dje kjo ishte zyra e Kolegjit të Europës, shkollës së Europës së bashkuar, që e çelën në Shqipëri së bashku udhëheqësit europianë. Sot kjo është rrënoja e duarve që nuk janë dhe s’mund të jenë kurrë duart e studentëve.

Kreu i qeverisë theksoi se studentët janë gjithmonë të mirëpritur dhe se qeveria mbetet e gatshme për dialog, diskutim dhe gjetjen e zgjidhjeve për çështjet që kërkojnë vëmendje.

Studentët janë e ardhmja, që shohin larg dhe duan të shkojnë më larg dhe më shpejt. Studentët janë gjithnjë të mirëpritur dhe për ta jemi gjithnjë gati të ulemi, të flasim, të diskutojmë dhe të gjejmë zgjidhje për gjërat që kërkojnë zgjidhje.