Shqipëria do të ndikohet sot, më 15 tetor, nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në zonat malore do të ketë vranësira të pakta dhe herë pas here mesatare.
Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 10 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, ajo pritet të forcohet herë pas here, duke arritur deri në 20 m/s.
Në det, valëzimi parashikohet i forcës 3–4 ballë.












