Analisti politik Lulzim Peci ka deklaruar se Kosova duhet të angazhohet në bisedime të thelluara me vendet që sponsorizuan krijimin e Dhomave të Specializuara, me synimin për të arritur rezultate konkrete në këtë proces.
Të lidhura
None found
Sipas Pecit, qëndrimet e Prishtinës janë të nevojshme, por nuk janë të mjaftueshme nëse nuk shoqërohen me komunikim të drejtpërdrejtë me shtetet që mbështetën themelimin e Gjykatës Speciale.
“Nëse mendojmë se mund të ecim përpara pa shtetet që kanë sponsorizuar themelimin e kësaj Gjykate dhe pa zhvilluar biseda më të thelluara me to, atëherë gabojmë.
Qëndrimet tona janë të domosdoshme, por pa aktorët që sponsorizuan krijimin e kësaj Gjykate, nuk do të arrijmë ndonjë rezultat”, deklaroi Peci.




