Gjimnazistët në Kamëz i janë bashkuar protestave, duke bojkotuar mësimin dhe duke dalë në rrugë në shenjë revolte.
Me thirrjen “Hajde të gjithë së bashku”, të rinjtë kanë bllokuar rrugën, duke shprehur mbështetjen për protestat dhe kërkesat për ndryshim.
Bojkoti i mësimit dhe dalja e gjimnazistëve në rrugë vijnë në një kohë kur protestat e të rinjve janë shtrirë përtej kryeqytetit.














