Lajmi i fundit

Dita e 3-të e protestës, studentët kërkojnë dorëheqjen e Ramës në mbarë Shqipërinë

Rama del nga strofkulla – Shkon të mbrojë aferën e tij me Mogherinin te godina e djegur e Kolegjit të Evropës

Rama del nga strofkulla – Shkon të mbrojë aferën e tij me Mogherinin te godina e djegur e Kolegjit të Evropës

08:34, 15/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Më në fund doli në strofkulla. I zgjuar herët në mengjes nga frika e protestuesve studentë dhe të rinj që shtohen përditë Edi Rama shkoi në selinë e Kolegjit Evropian që të sulmonte shqiptarët që e duan Shqipërinë pa të dhe pas qeverinë e tij që e shpopulloi, vodhu dhe çoi në këtë pikë ku nuk mban më.

Dhe e dini ku foli para selisë së dëmtuar nga protesta të Kolegjit të Evropës. E mbani mend se kjo seli dhe afëra e këtij institucioni ishte njëra nga akuzat ndaj Ramës për korrupsion me miken tashmë nën hetim për vjedhje fondesh të BE, Mogherini.

Si për ironi të fatit Rama ka zgjedhur pikërisht të mbrojë edhe këtë mëngjes një nga aferat e tij të shumta të vjedhjes dhe abuzimit me paratë e shqiptarëve. Ju kujtohet kur mbronte vjedhjen me aferën e sterilizimit e dilte neper spitale me bisturi ne dorë...

Rama tha në reagimin e tij pasi detyroi gjatë darkës së vonë të recitojnë gjithë ministra e bandës së tij, se pas dëmtimeve qëndrojnë “duar që përpiqen ta ulin Shqipërinë poshtë sa herë ajo përpiqet të shkojë lart”.

Armiku i brendshëm, apo armiku i jashtëm. Njëlloj si etrit e tyre që sunduan Shqipërinë për 50 vjet me dhunë e diktataurë, u duhen armiq që të vazhdojnë të vjedhin.

"Deri dje, kjo ishte zyra e Kolegjit të Evropës, shkollës së Evropës së bashkuar që e çelëm në Shqipëri së bashku me udhëheqësit evropianë të pranishëm këtu në Tiranë. Sot kjo është rrënoja e duarve që nuk janë dhe nuk mund të jenë kurrë duart e studentëve, Studentët janë e e ardhmja, janë ata që shohin larg dhe që duan të shkojnë më larg dhe më shpejt, Studentët janë gjithnjë të mirëpritur dhe për ta ne jemi gjithnjë gati të ulemi të flasim, të diskutojmë dhe të gjejmë zgjidhje për gjërat që kërkojnë zgjidhje, Këto janë të tjera duar, këto janë duart që përpiqen ta ulin poshtë Shqipërisë sa herë Shqipëria përpiqet të shkojë lart, Këto janë duar e një opozita, e cila me maska të verbërisë, me zjarr dhe hekur, kërkon ta kthejë Shqipërinë aty ku Shqipëria nuk do të kthehet kurrë”, tha Rama.

Harroi kreu i qeverisë se i mashtroi disa here studentët dhe të rinjtë shqiptarë që u ateruan të marrin rrugën e emigrimit. Por sot ata duket se e kane vendosur që të jetojnë në Shqipëri pa qeverinë e Edi Ramës dhe Bandës së tij.

Prandaj nuk ka mesazh që mund tu bëjë shantazh studenteve apo të rinjve, shikoni vetëm komentet që shqiptarët lënë poshtë videos që ka regjistruar akoma pa u zgjuar nga gjumi shqiptarët. Vetëm dorëheqje shkruajnë shqiptarët.../a.n./

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco