Mbappe thyen rekordin e Messit në Champions League
Kylian Mbappe ka hyrë në historinë e Ligës së Kampionëve, duke u bërë lojtari më i ri që arrin kuotën e 100 ndeshjeve në kompeticionin më prestigjioz të futbollit evropian. Ylli i Real Madridit ka lënë pas Lionel Messin, i cili e mbante më parë këtë rekord.
Kylian Mbappé vazhdon të shkruajë historinë e futbollit evropian. Sulmuesi francez i Real Madridit ka vendosur një rekord të ri në UEFA Champions League, duke u bërë lojtari më i ri që arrin kuotën e 100 paraqitjeve në këtë kompeticion, sipas të dhënave të UEFA-s.
Mbappe e ka arritur këtë shifër në moshën 27-vjeçare, 298 ditë, duke thyer rekordin e Lionel Messit. Legjenda argjentinase e kishte regjistruar paraqitjen e tij të 100-të në Champions League në moshën 28-vjeçare, 84 ditë, gjatë ndeshjes së Barcelonës kundër Romës në shtator të vitit 2015.
Rrugëtimi i Mbappes në Champions League nisi me fanellën e Monacos, për të vazhduar më pas te Paris Saint-Germain dhe, në fund, te Real Madridi.
Në 99 ndeshjet e para në këtë kompeticion, sulmuesi francez ka realizuar 71 gola, duke dëshmuar një efikasitet të jashtëzakonshëm para portës kundërshtare.
Gjashtë gola i shënoi me Monacon, 42 me Paris Saint-Germainin dhe 23 me Real Madridin, duke lënë gjurmë te të tri klubet me të cilat ka konkurruar në arenën më të madhe të futbollit evropian.

