Real Madridi përmbysi disavantazhin prej dy golash dhe fitoi 4-3 ndaj Romës në Ligën e Kampionëve.
José Mourinho pranoi superioritetin e italianëve në pjesën e parë, por vlerësoi reagimin e jashtëzakonshëm të skuadrës së tij.
Një mbrëmje spektakolare në Ligën e Kampionëve, ku Real Madridi triumfoi 4-3 ndaj Romës, pas një përmbysjeje të madhe. Pas ndeshjes, Mourinho nuk i kurseu fjalët për paraqitjen e të dyja skuadrave.
“Roma na shkatërroi në pjesën e parë, ndërsa ne i shkatërruam ata në 20 minuta”, deklaroi trajneri portugez.
Mourinho shpjegoi se vendosja e Matías Soulé në krah i kishte krijuar probleme Real Madridit, duke i dhënë Romës epërsi numerike në atë zonë. Megjithatë, ndryshimet taktike dhe intensiteti ofensiv i madrilenëve ndryshuan rrjedhën e takimit.
Trajneri theksoi edhe rëndësinë e lojtarëve të aktivizuar nga stoli, duke përmendur Endrickun dhe kombinimet sulmuese me Mbappen, që i shkaktuan vështirësi mbrojtjes italiane.
Emocione të veçanta për Mourinhon
Përtej fitores, kjo sfidë kishte një domethënie të veçantë për portugezin, i cili u rikthye në “Olimpico” për t’u përballur me ish-skuadrën e tij.
Tifozët e Romës e pritën me kore dhe banera, duke dëshmuar se lidhja me trajnerin mbetet e fortë.
“I falënderoj, jo vetëm për sonte, por përgjithmonë”, u shpreh Mourinho, duke mos i fshehur emocionet.
Suksesi ndaj Romës, pas fitores kundër Interit, i ka dhënë Real Madridit gjashtë pikë ndaj dy prej skuadrave më të forta italiane. Mourinho e konsideron këtë një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.
© SYRI.net
Alarm para Egnatia-Midtjylland, UEFA vendos ultimatum: Ndeshja në ‘Air Albania’ ose humbje në tavolinë
VIDEO/ Goleadë në 'Olimpico’, Reali realizon përmbysje spektakolare ndaj Romës
VIDEO/ PSG trondit Manchester Cityn në ‘Etihad’, fiton me 'poker' golashBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: