Në sfondin e protestave që janë përshkallëzuar, anulohet seanca plenare e Kuvendit, e planifikuar për sot në orën 10:00.
Parlamenti kishte një axhendë të ngjeshur, ku në rend përfshihej edhe një interpelancë e kërkuar nga PD me ministrin e Brendshëm, që i referohej reagimit të policisë ndaj protestuesve, por kërkesa e dorëzuar mban datën 27 korrik, kur në detyrë ishte ende Besfort Lamallari.
Parashikohen edhe 3 interpelanca të tjera, të shtyra gjatë seancës ku u votua reforma territoriale, konkretisht me ministrin Enea Karakaçi për autostradën Milot-Balldre dhe për termocentralet lundruese ‘Tigri 1’ dhe ‘Tigri 2’ në Vlorë, si dhe me ministrin Petrit Malaj për masat fiskale për uljen e çmimeve.