Anulohet seanca plenare nga frika e protestuesve, deputetët e PS ikin nga Parlamenti

Anulohet seanca plenare në Kuvend.

Pas trazirave të djeshme dhe paralajmërimit të studentëve për një protestë edhe më të fuqishme ditën e sotme, Kuvendi ka anuluar senacën që ishte parashikuar të niste në orën 10:00.

Deputetët e PS  kanë dalë nga parlamenti pa dhënë asnjë përgjigje interesit të mediave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një ditë më parë një protestë e dhunshme u zhvillua në Tiranë, ku protestuesit shënjestruan disa nga institucionet qeveritare, si Kryeministrinë, Kuvendin, Ministrinë e Arsimit, Ekonomisë dhe Drejtësisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sulmit nuk i shpëtuan as një sërë biznesesh private në rrugët kryesore të kryeqytetit, ndërkohë që pati përplasje të forta me policinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?