Studentët e Gjuhëve të Huaja në Shkodër bojkotojnë sërish mësimin, vendosin pankarta në ambientet e fakultetit

15 Tetor 2026 | 09:23

Studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Shkodër kanë bojkotuar sërish mësimin këtë të enjte, në shenjë solidarizimi me studentët në Tiranë.

Ndërsa mësimi është bojkotuar, studentët po qëndrojnë jashtë ambienteve të fakultetit në shenjë revolte.

Sipas pamjeve, studentët kanë vendosur në ambientet e fakultetit pankarta me imazhe që paraqesin dhunën e ushtruar nga policia ndaj studentëve në Tiranë si dhe thirrje për të bojkotuar mësimin në të gjitha shkollat e vendit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjimnazistët u bashkohen studentëve në protestë, mbërrijnë te Ministria e Arsimit (VIDEO)

Gjimnazistë të shumtë këtë të enjte kanë bojkotuar mësimin dhe kanë mbërritur para Ministrisë së Arsimit. Ata u janë bashkuar studentëve në ditën e tretë...
09:13 | 15/10/2026

Gjimnazistët në Kamëz bojkotojnë mësimin, i bashkohen protestës së studentëve (VIDEO)

Gjimnazistët në Kamëz këtë të enjte kanë bojkotuar orët e mësimit, duke iu bashkuar protestës studentore. Protesta e studentëve hyn sot në ditën e saj...
09:11 | 15/10/2026

Dita e tretë e protestës studentore, anulohet seanca plenare e Kuvendit! Largohen deputetët

Një orë para nisjes së seancës plenare në Kuvend është njoftuar anulimi i saj. Seanca plenare pritej të niste në orën 10:00 teksa studentët kishin...
09:02 | 15/10/2026