Ditën e sotme, protesta e studentëve ka marrë përmasa më të mëdha pasi duket se po i bashkohen studentë e gjimnazistë nga e gjithë Shqipëria.
Studentët e Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës dhe gjimnazistët e Korçës kanë bojkotuar mësimin dhe janë ngritur në protestë kundër qeverisë Rama që ka zhytyr vendin në varfëri, dhe ka lënë shëndetësinë e arsimin në mëshirë të fatit.












