Lajmi i fundit

LIVE - Revolta e studentëve e gjimnazistëve, mbushin rrugët e Tiranës: Rama jepe dorëheqjen! Protesta shtrihet dhe në qytete ku ka universitete

Protesta në Tiranë/ Merret ky vendim për ndeshjen e Conference League, Egnatia-Midtylland

Protesta në Tiranë/ Merret ky vendim për ndeshjen e Conference League, Egnatia-Midtylland

09:42, 15/10/2026

Ndeshja Egnatia-Midtjylland do të zhvillohet në “Elbasan Arena”.

Në situatën e jashtëzakonshme që u krijua, UEFA pranoi vetëm sot që sfida të largohej nga kaosi i Tiranës.

Më parë kishte ultimatum për të ndjekur axhendën me stadiumin “Air Albania”, por situata ndryshoi.

Egnatia u detyrua për këtë ndryshim drastik, ndërsa sfida vlen për raundin e parë të Ligës së Konferencës. Ky takim është programuar në orën 18:45.

Protestat studentore kanë shkaktuar kaos në Tiranë. Një situatë e paprecedent u krijua ku nuk u garantua zhvillimi i sfidës në “Air Albania”. Diçka e tillë nuk kishte ndodhur më parë.

Kampionët e drejtuar nga Nevil Dede nuk ia dolën dje që të zhvillonin seancën stërvitore në prag të ndeshjes.

Sa i përket ekipit danez pati vetëm pak minuta në dispozicion.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco