Aktualitet

Protestat, tjetër reagim nga BE-ja: Dhuna nuk ka vend në demokraci!

Delegacioni i BE-së në Tiranë ka reaguar sërish ndërsa protesta në Tiranë ka hyrë në ditën e tretë. Në një deklaratë dënohet përshkallëzimi i dhunës dhe bëhet thirrje për vetëpërmbajtje.

Reagimi i plotë:

Dënojmë me forcë përshkallëzimin e dhunës gjatë protestës dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private.

U bëjmë thirrje protestuesve të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin çdo akt dhune.

Dhuna nuk ka vend në demokraci.

Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane. Ato duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore.

Dialogu konstruktiv mes të gjitha palëve është e vetmja rrugë përpara për të adresuar shqetësimet legjitime.